Please enter at least 3 characters.

Policia ukrainase asgjëson raketën ruse që nuk kishte shpërthyer pasi kishte rënë në tokë

2024/03/1-24.jpg

Policia ukrainase në Dnipropetrovsk ka arritur të shkatërrojë një raketë ruse që nuk kishte shpërthyer.

Përmes një shpërthimi të kontrolluar, ukrainasit asgjësuan raketën ruse të tipit KH-59, transmeton Telegrafi.

Kjo raketë nuk kishte shpërthyer në momentin kur kishte rënë, pasi pasojat sigurisht se do të ishin të mëdha.

Ukrainasit mjete të tilla shpërthyese i asgjësojnë pothuajse çdo ditë, kryesisht janë raketa të aeroplanëve rusë që nuk janë aktivizuar pasi janë lëshuar nga fluturaket.

Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin policët ukrainas që rrethojnë zonën përreth raketës dhe pasi sigurohen se nuk ka asnjë civilë, aktivizojnë eksplozivin për ta hedhur në erë. /Telegrafi/