Policia Speciale bllokon Shkupin për shkak të ''Grupit të Kumanovës''
07/02/2017
Njësite speciale policore janë rreshuar rreth gjykatës në Shkup. Bllokime rrugësh ka patur edhe në disa rrugë tjera në qendër të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet e ditur se arsyeja e pranisë së madhe të forcave speciale policore është sjellja në gjykatë e të ashtuquajturit ''Grupi i Kumanovës''. Sa herë që ka seanca gjyqësore për ''Lagjen e Trimave'', Shkupi bllokohet nga njësitet speciale./Telegrafi/


