Please enter at least 3 characters.

Policia ende në kërkim të aktorit Timothy Busfield

Timothy Busfield

Shërbimi i Marshallëve të ShBA-së është bashkuar në kërkim të aktorit dhe regjisorit televiziv, Timothy Busfield, pasi Departamenti i Policisë së Albuquerque (APD) lëshoi një urdhër arresti për të me akuza për krime të rënda për abuzim seksual me fëmijë.

APD konfirmoi për revistën People se policia po punon me Shërbimin e Marshallëve të ShBA-së për të gjetur dhe arrestuar Busfield, vendndodhja aktuale e të cilit nuk dihet.

Kur u pyet nëse Busfield ishte gjetur ose ishte marrë në paraburgim ndërkohë, zëdhënësi i policisë u përgjigj shkurt: "Për aq sa di unë - jo".

Foto: Shutterstock

Sipas urdhrit të arrestit, Busfield akuzohet për akte seksuale të paligjshme me binjaket 11-vjeçare.

Një nga djemtë i tha policisë se incidentet e dyshuara filluan kur ai ishte vetëm shtatë vjeç.

Identitetet e fëmijëve nuk janë bërë të ditura për mbrojtjen e tyre.

Hetimi kundër Busfield nisi në nëntor 2024, pasi një mjek në Spitalin e Universitetit të Meksikës së Re (UNMH) informoi policinë për dyshimet për abuzim seksual.

Prindërit e fëmijëve thanë se djemtë e tyre ishin aktorë fëmijë që u takuan me Busfield në xhirimet e serialit "The Cleaning Lady" të FOX, në të cilin Busfield shërbeu si regjisor.

Timothy është i martuar me aktoren Melissa Gilbert, e njohur për rolin e saj në serialin "Little House on the Prairie".

Çifti u martua në vitin 2013. /Telegrafi/