Please enter at least 3 characters.

Policët shqiptarë spektakël mbi motor, habisin edhe kalimtarët me manovrimet në rrugë (Video)

2017/07/policia-4-e1500530119392.jpg

Skenat që shohim në rrugët e Tiranës, janë nga më të ndryshmet dhe më interesantet, por ato bëhen gjithmonë më të bukura kur personazhe të tyre janë policët.

Referuar një video të “JOQ.al”, vihen re dy policë të rinj rrugorë në Bulevardin e Ri, në kryeqytet mbi një motor, duke dhënë spektakël.

Dëshmitarët, të cilët janë edhe autor të kësaj video, tregojnë se devijimet e tyre kishin si qëllim t’u tregonin dy policëve të tjerë që gjendeshin brenda makinës së policisë, disa metra më tutje, se çfarë mund të ishin të aftë të bënin mbi mjet.

Padyshim që djemtë e treguan veten, jo vetëm që sfiduan kolegët e tyre, por lanë të habitur edhe kalimtarët nga skena që dhuruan.