Please enter at least 3 characters.

Podujevë, konfiskohet një armë zjarri dhe 20 fishekë

2018/08/polici.jpg

Të mërkurën nga njësitet policore të stacionit të Podujevës është konfiskuar një armë zjarri, si dhe 20 fishekë.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Aksioni policor  është realizuar në fshatin Bjaqinë të Podujevës,  ku pas të shtënave me armë në një aheng familjar, është arrestuar një person i dyshuar, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK 47, një karikator si dhe 20 fishekë”, thuhet në këtë komunikatë.

Sipas këtij raporti ndaj  personit të dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës. /Telegrafi/