Please enter at least 3 characters.

Podujeva do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm

2018/03/kompania-e-ujesjellesi-rajonal-Prishtina-foto-Ridvan-Slivova-1-e1527847257177.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar konsumatorët e qytetit të Podujevës se, që nga ora 10.00 e mëngjesit (e marte) do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për tërë qytetin e Podujevës, janë punimet teknike në gypin me diametër 400 mm në fshatin Surkish.

"Punimet teknike do të zhvillohen për t,i parandaluar rrjedhjet e mëdha në gyp, që kanë ndodhë kohëve të fundit. Sanimi i defekteve në gypin 400 mm do të përfundojë gjatë ditës së sotme. Intervenimet e tilla në rrjetin primar dhe sekondar, po realizohen me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit për konsumatorët", ka njoftuar KRU "Prishtina". /Telegrafi/