Pixels hap regjistrimet për trajnimin praktik të kamerës dhe content creation “From Zero to Hero”
Në një kohë kur videot janë bërë forma kryesore e komunikimit digjital, gjithnjë e më shumë të rinj po orientohen drejt krijimit të përmbajtjeve, YouTube, TikTok, podcast-eve dhe mundësive për një karrierë në industrinë kreative.
Megjithatë, përdorimi profesional i kamerës kërkon njohuri dhe aftësi të veçanta, që shkojnë përtej një regjistrimi të zakonshëm video-je.
Pikërisht nga kjo nevojë lindi “From Zero to Hero”, një trajnim praktik i krijuar për të gjithë ata që dëshirojnë ta transformojnë interesimin për videon në një aftësi profesionale, të aplikueshme në karrierë, biznes dhe projekte personale.
Pas këtij trajnimi qëndron Gazmend Avdiu, producent, regjisor dhe themelues i Pixels, me mbi 30 vite përvojë në industrinë e produksionit video dhe atë kreative. Gjatë karrierës së tij, ai ka realizuar qindra projekte për kompani dhe organizata vendore e ndërkombëtare, ndërsa puna e tij është vlerësuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e videove muzikore dhe produksionit televiziv.
"Pas gjithë këtyre viteve në produksion, e ndjeva që ka ardh koha me e nda përvojën me gjeneratën e re. Besoj që talenti ekziston. Veç duhet dikush me e zbulu dhe me e udhëzu," thotë Avdiu.
Trajnim praktik, jo teori e mërzitshme
“From Zero to Hero” nuk është një kurs klasik, por një trajnim praktik ku pjesëmarrësit mësojnë përmes përvojës së drejtpërdrejtë, duke realizuar xhirime, duke eksperimentuar dhe duke punuar me pajisje profesionale të produksionit video.
- Përdorimi profesional i kamerës
- Kompozimi dhe këndet e xhirimit
- Ndriçimi bazik për video
- Audio dhe përdorimi i mikrofonëve
- Si realizohet një intervistë
- Krijimi i reels dhe videove për rrjete sociale
- Storytelling dhe ndërtimi i një historie përmes videos
- Puna në ekip gjatë një produksioni
Qëllimi nuk është vetëm përvetësimi i teknikave të xhirimit, por edhe zhvillimi i mënyrës së të menduarit si krijues i përmbajtjes vizuale.
Nga ideja deri te videoja finale
Një nga elementet që e veçon këtë trajnim është puna praktike në një projekt real nga secili pjesëmarrës. Nga ideimi dhe planifikimi, deri te xhirimi dhe realizimi final, pjesëmarrësit përfshihen në të gjithë procesin e krijimit të një videoje. Në përfundim të trajnimit, secili pjesëmarrës përfundon me një video të realizuar nga vetë ai, një projekt të vlefshëm për portofolin personale dhe njohuri praktike që mund t’i aplikojë menjëherë.
Një investim për të ardhmen
Sot, aftësia për të krijuar video cilësore përbën një nga kompetencat më të kërkuara në fushat e marketingut, medias, biznesit dhe industrisë kreative.
Pavarësisht nëse synon të krijosh përmbajtje për rrjetet sociale, të promovosh biznesin tënd apo të zhvillosh një karrierë në industrinë kreative, njohuritë profesionale mbi përdorimin e kamerës përbëjnë një investim të vlefshëm afatgjatë.
“From Zero to Hero” nuk është vetëm një kurs, por një përvojë praktike ku pjesëmarrësit mësojnë përmes punës konkrete, zhvillojnë aftësitë e tyre, krijojnë lidhje të reja profesionale dhe hedhin hapat e parë drejt botës së produksionit video.
Regjistrimet kanë filluar
Grupi i ri i trajnimit “From Zero to Hero” fillon më 20 korrik.
Trajnimi është i dedikuar për të gjithë të interesuarit mbi moshën 16 vjeç, zhvillohet në grupe të vogla dhe fokusohet tërësisht në punë praktike, duke u mundësuar pjesëmarrësve të mësojnë përmes realizimit konkret të projekteve video.
Çmimi: 99€
Vendet janë të limitume.
Për informata shtesë dhe regjistrim, kontaktoni përmes Facebook, Instagram ose WhatsApp në numrin +383 49 502 422.
From Zero to Hero
Mëso kamerën. Krijo video. Trego histori.


