Please enter at least 3 characters.

Pirlo mund të bëhet trajner i Juventusit U23

2019/03/Andrea-Pirlo-e1551705557164.jpg
240:"BERLIN, GERMANY - JUNE 06: Andrea Pirlo of Juventus applauds the fans after the UEFA Champions League Final between Juventus and FC Barcelona at Olympiastadion on June 6, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Raportohet se Andrea Pirlo është në bisedime me Juventusin për t'u bërë trajner i skuadrës nën 23 vjeç.

Sipas Corriere della Sera, Zonja e Vjetër ka shprehur dëshirën që legjenda italiane të merr drejtimin e skuadrës rezervë për sezonin e ri.

Ish-mesfushorin i Bianconerëve aktualisht është analist në Sky Sport Italian, por ka licencën për t'u bërë trajner.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Aktualisht trajner i Juve U23 është Mauro Zironcelli, por ai nuk i ka bindur kryesinë e klubit nga Torino.

Skuadra e tij aktualisht renditet në vendin e 12-të më 29 pikë, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit ka dy humbje, dy fitore dhe një barazim.

Pirlo luajti për Zonjën e Vjetër për katër sezone, gjatë kësaj kohe fitoi katër Scudetto, dy Superkupa të Italisë dhe një Kupë të Italisë.

Ai në ta kaluarën ishte pjesë edhe skuadrave nga Milano, Inter dhe Milan. /Telegrafi/