Please enter at least 3 characters.

​Pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova, pritjet deri 15 minuta

Foto: Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka përditësuar sot të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të vendit.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se pritjet më të gjata në pikat kufitare janë regjistruar në dalje nga Kosova, ku qytetarët po përballen me vonesa deri në 10-15 minuta tek Dheu i Bardhë me kolonë rreth 150 metra.

Ndërkohë në pikën tjetër kufitare, në Merdarë, pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 10-15 minuta dhe në Kullë dhe Vërmicë 5-6 minuta për të hyrë e për të dalë.

Në pika tjera kufitare pritjet për të hyrë dhe dalë nga vendi janë nuk janë më të gjata se 3 deri 5 minuta.

Përditësimi i fundit është bërë sot në orën 08:22 minuta. /Telegrafi/