Pezullohet AKR-ja e Behgjet Pacollit, afat 45 ditë të kryejë procesin e zgjedhjeve të brendshme
12/03/2026
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka marrë vendim ta pezullojë partinë Aleanca Kosova e Re (AKR), e themeluar nga Behgjet Pacolli.
Sipas KQZ kjo për aryse se ka dështuar t’i organizojë zgjedhjet e brendshme brenda afatit.
Tutje nga KQZ thanë se AKR-ja ishte e obliguar t’i mbajë zgjedhjet e brendshme deri më 25 shkurt 2026.
Ndërkaq, vendimi i KQZ-së e obligon AKR-në që brenda 45-ditësh ta kryejë procesin e zgjedhjeve të brendshme, përndryshe siç thanë "partia çregjistrohet”. /Telegrafi/


