Please enter at least 3 characters.

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic flet pas fitores ndaj Brazilit, ai ka një dedikim

2022/12/317171ac-a1f6-4922-90d0-624db7e2d9c6.jpg

Kroacia është në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Brazilin me penallti.

Brazilianët kaluan në avantazh në vazhdime me Neymar, por Bruno Petkovic shënoi për 1-1 dhe e çoi ndeshjen në penallti, ku kroatët ishin më të saktë.

Pas fitores foli përzgjedhësi Zlatko Dalic, i cili këtë triumf atyre që shkruajnë dhe e mbrojnë Kroacinë.

"Kjo është një fitore për popullin kroat. Urime djemve. Ne eliminuam favoritin më të madh. Kjo është Kroacia”.

“Mos na nënvlerësoni kurrë, e thashë. Ky nuk është fundi ynë, le të vazhdojmë. Kjo është një fitore për Kroacinë. Të gjithë dhanë maksimumin”.

“Dua të përshëndes të gjithë miqtë e mi që shkruajnë për Kroacinë. Shijojeni çlirimtarët kroatë, kjo ishte për ju. Këta lojtarët e mi nuk janë normalë”, ka thënë Zlatko Daliq pas ndeshjes për HRT./Telegrafi/