Përkujtohen në veri të Mitrovicës këngëtarët, Haki Misini, Mehmet Tupella dhe Esat Biculli
10/06/2025
Janë përkujtuar në përvjetorin e vrasjes këngëtarët, Haki Misini, Mehmet Tupella dhe Esat Biculli, në veri të Mitrovicës
Po ashtu është promovuar dokumentari “Nuk kam titull për artistët e vrarë”, shkruan Telegrafi.
Ky dokumentar është me regji dhe skenar nga Dalmat Dobra dhe mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Aktiviteti u organizua nga Komuna Veriore e Mitrovicës përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
“Këngët e tyre nuk u shuan. Zëri i tyre jeton. Lavdi e përjetshme Haki Misinit,Mehmet Tupellës dhe Esat Bicurrit. Nderim për grupin MAK – zërin që sfidoi heshtjen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


