Please enter at least 3 characters.

​Përfundon pjesa e parë e takimit të Samitit të Berlinit

2019/04/58800397_316591702355472_7810487333030985728_n.jpg

Ka përfunduar pjesa e parë e Samitit për Ballkanin Perëndimor në Berlin, i cili mbahet me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron.

Pas pak fillon pjesë e dytë e takimit, që është një drektë punë, ku sipas raportimeve, njëra nga temat kryesore do të jetë çështja e Kosovës.

Pas përfundimit të Samitit, do të lëshohet një deklaratë e përbashkët.

Në samit Kosova po përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli. Kurse Shqipërinë e përfaqëson kryeministri Edi Rama./kp/