Please enter at least 3 characters.

Pedro Pascal mbështet motrën transgjinore Lux në Javën e Modës në Paris

Aktori Pedro Pascal tregoi edhe një herë sa krenar është për motrën e tij më të vogël Lux.

Ai u shfaq në sfilatën e Chanel ‘Pranverë/Verë 2026’ si pjesë e Javës së Modës në Paris për ta mbështetur atë.

Ylli i “The Last of Us” ishte ulur në rreshtin e parë dhe e ndoqi me entuziazëm në çdo hap të saj në pistë. Ai u shoqërua edhe nga aktorja Margot Robbie.

Lux

Lux, e cila është gjithashtu aktore dhe modele, eci në pasarelë me një kombinim elegant.

Pamja e saj u kompletua me rruaza shumëngjyrëshe, këpucë ngjyrë gështenje dhe një çantë të zezë.

Pas shfaqjes, Lux nuk e fshehu sa shumë domethënëse ishte prania e tij për të.

"Jam shumë e lumtur që vëllai im mundi të merrte pjesë në shfaqje sepse përqafimi i tij më pas ishte dhurata më e mirë ndonjëherë", tha ajo për The Cut.

Pedro dhe Lux

Lidhja e pathyeshme midis vëllait dhe motrës

Kjo nuk është hera e parë që familja Pascal ka treguar afërsinë e tyre.

Ajo kujtoi gjithashtu fëmijërinë e saj, duke vënë në dukje se si Pedro ishte gjithmonë aty për të, edhe kur jetonin në vende të ndryshme.

"Ai ka një personalitet shumë të fortë. Do t'i lija të gjithë miqtë e mi vetëm për të kaluar kohë me vëllanë tim. Ishte një moment kaq i veçantë sa herë që ai na vizitonte në Kili", tha Lux. /Telegrafi/