Please enter at least 3 characters.

Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie tregon se si është jeta e saj

2019/11/GettyImages-496019802-e1573033576826.jpg
340:"HOLLYWOOD, CA - NOVEMBER 05: Writer-director-producer-actress Angelina Jolie Pitt (L) and actor-producer Brad Pitt attend the opening night gala premiere of Universal Pictures' 'By the Sea' during AFI FEST 2015 presented by Audi at TCL Chinese 6 Theatres on November 5, 2015 in Hollywood, California. (Photo by Jason Merritt/Getty Images)
12:"Getty Images

Ndarja e aktores Angelina Jolie dhe ish-partnerit të saj, Brad Pitt, vite më parë padyshim se befasoi të gjithë, teksa vazhdon akoma të jetë në fokus të tabloideve të huaja.

Ata rrëmbyen vëmendje me romancën e tyre për 12 vite të mrekullueshme, dy prej të cilave ish-çifti ishin martuar nga viti 2014 deri në ndarjen e tyre në 2016.

Aktorja, 44 vjeçe, zbuloi se është në rrugën e shërimit pasi ka parë ato që i dëshiron "në këtë dhimbje". Angelina pranoi që "mundi" me dhimbjen e saj të zemrës për divorcin duke pranuar se ishte "lënduar".

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Ajo i tha revistës Harper's Bazaar të muajit dhjetor: "Trupi im ka kaluar shumë gjatë dekadës së fundit, veçanërisht katër viteve të kaluara, dhe unë kam të dyja plagët e dukshme dhe të padukshme për të treguar për të".

Për dhimbje në zemër, ajo shtoi: "Të padukshmet janë më të vështira për tu luftuar. Jeta merr shumë kthesa. Ndonjëherë lëndohesh, i sheh ata që i do me dhimbje dhe nuk mund të jesh aq i lirë dhe i hapur sa dëshiron shpirti yt".

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Diku tjetër në intervistë, ylli i Maleficent pohoi se aktori i Fury e ka ndaluar atë të lëvizë në shtëpinë e saj të ëndrrave jashtë vendit.

Dyshja kanë tre fëmijë biologjikë (Shiloh, 13, Vivienne, 11, dhe Knox, 11) si dhe tre fëmijë të birësuar (Maddox, 18, Pax, 15 dhe Zahara, 14).

Përderisa ata vazhdojnë të vendosin bashkë për fëmijët e tyre, Angelina ka folur për kufizimet që Brad kishte vendosur rreth saj. Aktorja u zotua se do të eksplorojë shumë vende sapo fëmija i saj i vogël t'i mbush 18 vjeç, por deri atëherë ajo duhet të mbetet aty ku tha se Brad "zgjedh të jetojë". /Telegrafi/