Pas fitores ndaj Italisë, Dzeko hidhet në krahët e gruas dhe shkëmbejnë puthje pasionante
Pas fitores ndaj Italisë dhe kualifikimit në Kupën e Botës në ShBA, futbollisti boshnjak Edin Dzeko, u hodh menjëherë në përqafimin e gruas së tij, Amra Dzeko, duke e puthur me pasion, moment që u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale.
Ai më pas iu bashkua pjesës tjetër të familjes në tribunat e stadiumit në Zenica.
Amra ka qenë gjithmonë mbështetja më e madhe e tij.
Çifti është së bashku prej 14 vitesh dhe i martuar që nëntë vite.
Ata kanë katër fëmijë, ndërsa Amra ka edhe një vajzë, Sofinë, nga martesa e saj e mëparshme.
Në intervista të mëparshme, ka treguar se lidhja e tyre filloi kur Dzeko ishte në përgatitje me Manchester City në Los Angeles në 2011 dhe se lidhja në distancë për katër vite i ka forcuar dhe matur si çift.
Përmes sfidave dhe distancës, ata kanë ndërtuar një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme, e cila vazhdon të jetë mbështetje e madhe për karrierën dhe jetën personale të Dzekos. /Telegrafi/


