Please enter at least 3 characters.

Parlamenti egjiptian heton Kombëtaren dhe Salahun për dështimin në Kampionatin Botëror, shkak edhe lideri çeçen Ramazan Kadyrov

2018/06/gettyimages-971080062.jpg
430:"Egyptian national football team player and Liverpool's star striker Mohamed Salah (L) poses with head of the Chechen Republic Ramzan Kadyrov during a training at the Akhmat Arena stadium in Grozny on June 10, 2018, ahead of the Russia 2018 World Cup. - Egypt's national football team will use the venue as their base camp training site. (Photo by KARIM JAAFAR / AFP) (Photo credit should read KARIM JAAFAR/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Egjipti ka bërë një paraqitje zhgënjyese në Kampionatin Botëror në  Rusi, kur pritej shumë prej dyte e sidomos prej yllit Mohamed Salah.

Për parlamentin egjiptian, paraqitja e kombëtares është e pashpjegueshme dhe dështim i plot.

Ata do të nisni një hetim parlamentar për ta kuptuar se se ndodhi kjo, ndërsa tashmë ka dy pista kryesore.

Njëra pistë është se pse Federata e Egjiptit zgjodhi si bazë të saj Groznin, kur ndeshjet do të zhvilloheshin shumë larg kryeqytetit çeçen.

Pista e dytë ka të bëjë me situatën e pashpjegueshme të Mohamed Salah.

Ky i fundit u lejua të merrte pjesë në darkë me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut, tortura dhe madje edhe vrasje.

Salah gjithashtu u shpall edhe qytetar nderi i qytetit të Groznit.

Në hotelin e ekipit gjithashtu raportohet se kanë hyrë dhe dalë persona të fuqishëm dhe të famshëm që kërkonin të takonin Mohamed Salah. /Telegrafi/