Please enter at least 3 characters.

Parandalohet kontrabandimi i 13 mijë litrave Etanol

2022/04/Screenshot_6-30.jpg

Oficerët e doganës sot kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e 13,440 mijë litrave Etanol (alkool 96%).

Pas informatave të siguruara përmes rrugëve operative njësitet anti-kontrabande të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një kamion të dyshuar i cili vinte nga Mitrovica.

“Me këtë rast është arritur të parandalohet kontrabandimi i 13,440 litra alkool koncentrat 96%, Etanol me vlerë prej 23,923.20 euro (me origjine nga Serbia)...”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtine dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar. /Telegrafi/