Panari i Librit “Prishtina 2026” hap dyert
Edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Prishtina 2026”, do të mbahet në pallatin e rinisë në Prishtinë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në hapësirën shqiptare i cili do te mbahet nga 17 deri më 21 qershor 2026.
Këtë vit panairi vjen me moton “Libri hap botën”, duke synuar të sjellë më afër lexuesit, autorët, botuesit dhe profesionistët e librit nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.
Sipas organizatorëve, në panair do të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese, ndërsa do të prezantohen afro 2.000 tituj të rinj dhe rreth 6.000 botime të viteve të fundit. Përgjatë pesë ditëve do të zhvillohen mbi 40 aktivitete kulturore, promovime librash, debate dhe takime me autorë vendorë e ndërkombëtarë. I ftuari i nderit i këtij edicioni është shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini, ndërsa organizatorët presin rreth 30 mijë vizitorë, mes tyre studentë, nxënës, studiues, krijues dhe dashamirës të librit. Hyrja do të jetë falas për të gjithë vizitorët.
Panairi i Librit në Prishtinë ka një traditë mbi dy dekadash dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, duke mbledhur çdo vit botues dhe autorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare./Telegrafi/.


