Pamjet nga kamera e trupit të luftëtarit të Hamasit shfaqin sulmin e izraelitëve në Gaza
07/12/2023
Forcat e mbrojtjes izraelite (IDF) kanë publikuar pamjet e marra nga kamera e trupit të një operativi të Hamasit gjatë luftimeve në Jabaliya të Gazës veriore.
Anëtarët e armatosur shihen duke u zvarritur në tokë brenda një ndërtese, raporton timesofisrael.
IDF thotë se Brigada Nahal u ndesh me operativët, të cilët kishin gjuajtur raketa antitank mbi trupat e tyre.
Gjithashtu forcat izraelite kanë bërë të ditur se një dron ka kryer një sulm ndaj tyre.
Një tjetër anëtar i celulës u vra ndërsa në trupin e tij u gjet kamera me pamjet që i publikoi IDF.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërsulm ndaj Hamasit pasi ky i fundit kreu një sulm terrorist më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/


