Pagat më të mëdha në Ligue 1 – Këta janë 20 lojtarët më të paguar, PSG dominon, Marseille paga të barabarta
08/02/2019
Ligue 1 është kthyer në një kampionat tërheqës edhe pse PSG është duke e dominuar.
Klube si Marseille, Lyon, Lille e Monaco duhet të luftojnë për daljen në Evropë, pasi titulli pothuajse dihet para se të fillojë kampionatin.
Fuqia e PSG-së shihet edhe te pagat, pasi që gjashtë lojtarët më të paguar vijnë nga ky klub.
Pagat e publikuara nga France Football, ku janë veçuar 20 më të paguarit, 14 janë nga PSG.
Monaco ka dy lojtarë, ndërsa Marseille ka katër. Ajo çfarë shihet te Marseille është se yjet kryesor kanë pagë të njëjtë nga 500 mijë euro në muaj.
Neymar është larg më i paguari në këtë kampionat i ndjekur nga Kylian Mbappe. /Telegrafi/ 20. Thilo Kehrer. 460,000 euro


