Please enter at least 3 characters.

Osmani, Kurti e Konjufca vizituan familjen Binakaj në Gjakovë, që humbën familjarët në aksidentin në Kroaci

2021/07/444-e1627566032368.jpg

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë vizituar sot familjen Binakaj, pas tragjedisë në Kroaci ku humbën jetën nënë e bijë nga kjo familje.

Tre liderët ngushëlluan familjarët për humbjen e tyre në të pamën që po qëndron ende e hapur në këtë familje.

Valentina dhe Erblina Binakaj ishin në mesin e dhjetë viktimave që humbën jetën pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin nga Frankfurti i Gjermanisë humbi kontrollin dhe u rrokullis jashtë rrugës në Sllavonski Brod të Kroacisë. /Telegrafi/