Osmani i lumtur me rikthimin te Drita
12/02/2015
Drita nuk i ka punët mirë në renditjen tabelare, pasi rrezikon rënien dhe kjo është edhe arsyeja që është rikthyer Osmani aty, për ta ndihmuar ish-skuadrën e tij.
Në një prononcim për Telegrafin, ish-anëtari i disa skuadrave kosovare, ka deklaruar se është i lumtur që është rikthyer dhe do të luaj përsëri për Dritën dhe para tifozëve të saj të zjarrtë ‘Intelektualëve’.
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer te Drita. Për mua është nder që ta bartë përsëri këtë fanellë dhe të luaj para tifozëve më të mirë ‘Intelektualëve’”, tha Osmani.
“Do të jap gjithçka nga vetja për t’i ndihmuar Dritës, dhe shpresoj që në fund t’i arrijmë objektivat që kemi”, u shpreh ai. /Telegrafi/


