Please enter at least 3 characters.

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

2021/06/201842253_338600287624517_3012340299246249589_n.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Turqisë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se takimi me Erdogan ishte përmbajtësor.

“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha”, shkruan Osmani.

Ajo shtoi se e ka falënderuar presidentin turk “për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum”. /Telegrafi/