Please enter at least 3 characters.

Onana po bën gafa të njëpasnjëshme, United po tenton transferimin e një tjetër portieri

2023/08/Andre-Onana.jpg
252:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 05: Andre Onana of Manchester United plays the ball during the pre-season friendly match between Manchester United and RC Lens at Old Trafford on August 05, 2023 in Manchester, England. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United ka transferuar Andre Onanan këtë afat kalimtar veror nga Interi.

Por portieri kamerunas nuk ka bindur në ndeshjet e para duke bërë disa gabime.

Kjo ka bërë që United të kërkojë transferimin e një tjetër portieri cilësorë për ta shtuar konkurrencën mes shtyllave. Portieri grek Odysseas Vlachodimos është bërë objektiv i Djajve të Kuq.

Gjiganti anglez ka kontaktuar Benficën dhe ka pyetur për çmimin që kërkojnë për reprezentuesin grek.

29-vjeçari është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe për tu transferuar në Old Traford.

Megjithatë United do të bëj hapa para vetëm nëse largohet portieri anglez Dean Henderson, derisa Benfica do ta lejonte grekun të largohet nëse vije një ofertë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/