Please enter at least 3 characters.

Ofendimi i tifozëve, Partizani gjobitet me 40 mijë euro dhe me mbyllje të stadiumit

2016/01/ofendimi-i-tifoz-euml-ve-partizani-gjobitet-me-40-mij-euml-euro-dhe-me-mbyllje-t-euml-stadiumit_hd.jpg

Klubit serb i është thënë të mbyllë pjesën K të stadiumit FK Partizan dhe janë gjobitur me 40 mijë euro për incidentet, ku përfshihen edhe ndezja e fishekzjarrëve, përdorimi i laserëve dhe pushtimi i fushës së blertë nga tifozët, tranmseton Koha.

Ndeshja pa gola në kryeqytetin serb ishte lënë nën hije nga parulla ofenduese e tifozëve serbë, të cilët kishin ndryshuar fjalët e njohura angleze “Only Fools and Horses”(‘Vetëm budallenjtë dhe kuajt’) në 'Only Jeës and P...' (Vetëm hebrenjtë dhe p...’).

Një grup i tifozëve ultra-nacionalistë shfaqën banerin me mbishkrimin “Vetëm hebrenj dhe P....” (Only Jeës and Pussies) që për referencë ka serinë e famshme televizive britanike, “Only Fools and Horses”.

Tottenhami, që në përbërje të tifozëve ka një shumicë hebrenjsh, përfundoi takimin me rezultat të barabartë, pasi në ekipin e parë pati mungesa të shumë lojtarëve. /Telegrafi/