Obiliqi vazhdon përgatitjet për vitin e ri shkollor, lyhet shkolla në Plemetin
06/08/2026
NPL "Kastrioti" ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet për mirëmbajtjen dhe lyerjen e objekteve shkollore në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.
Sipas njoftimit, punimet aktualisht po zhvillohen në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri” në Plemetin, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor.
Komuna ka bërë të ditur se ndërhyrjet synojnë krijimin e një ambienti më të pastër, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.
Nga Komuna e Obiliqit është theksuar se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera, në funksion të përgatitjes së tyre për nisjen e vitit të ri shkollor. /Telegrafi/


