O DRAPËR I HËNËS SË NGRËNË!
13/03/2025
Poezi nga: Gabriele D’AnnunzioPërktheu: Maksim Rakipaj
O drapër i hënës së ngrënë
që ndrin mbi këto ujëra të shkretë,
o drapër i argjendtë, ç’frut ëndrrash
valëzon ndriçimi yt i drojtur këtu poshtë!
Gulçime të shkurtra gjethesh,
psherëtima lulesh pylli
kundërmojnë detin: nuk këndoj, nuk këlthas
zë nuk ndihet e heshtje madhe vazhdon.
Nga dashuria cfilitur, nga kënaqësitë,
popull i të gjallëve fle…
O drapër i ngrënë, ç’frut ëndrrash
valëzon ndriçimi yt i drojtur këtu poshtë!


