Please enter at least 3 characters.

Nuk mund të përballonte qiranë e lartë në qytet, berberi britanik hap një kabinë në oborrin e shtëpisë – thotë se po ka shumë klientë

2024/08/1-84.jpg

Një baba nga Britania e Madhe hapi një dyqan në oborrin e shtëpisë – ku ofron prerje të flokëve, pasi nuk mund të përballonte qiranë e lartë të një lokali në rrugët e pasura të qytetit.

Nathan Scotfold, 42-vjeç nga Kenti, mbylli lokalin e tij nëntë muaj më parë, dhe tani ka hapur një në formë kabine në oborrin e shtëpisë në Folkestone, transmeton Telegrafi.

Vendosi ta zhvendosë biznesin e tij në oborrin e shtëpisë, pasi kostoja në qytet ishte më e lartë – që do të thotë se i duhej të paguante nga 2 mijë funte qira në muaj.

Ky baba i tre fëmijëve mendoi fillimisht se gjithçka mori fund, por ishte një mik i fëmijërisë që ia propozoi idenë dhe biznesin e zhvendosi në shtëpi.

Tani thotë se ka numër të madh të klientëve, dhe është i kënaqur me punën që po e zhvillon në oborrin e shtëpisë. /Telegrafi/