Nuk ka më ‘lojtarë të paprekshëm’, Real Madridi hap derën për largimin e yllit të ekipit
19/07/2025
Real Madrid ka siguruar së fundmi rinovimin e kontratës me portierin veteran Thibaut Courtois, duke e zgjatur marrëveshjen e tij deri në vitin 2027. Megjithatë, tre lojtarë të skuadrës mbeten pa kontratë përtej verës së ardhshme, secili me situata të ndryshme.Politika e klubit për të ofruar vetëm rinovime njëvjeçare për lojtarët mbi 30 vjeç do të thotë se çdo sezon ka emra të rrezikuar për të mos vazhduar.Këtë verë, Luka Modric dhe Lucas Vazquez ishin në qendër të diskutimeve, por klubi vendosi të mos i rinovojë kontratat me ta.Megjithatë, më i papritur është qëndrimi ndaj Antonio Rudiger.


