Notat e lojtarëve, Real Madrid 3- 1 Liverpool: Vinicius lojtar i ndeshjes
06/04/2021
Real Madridi e ka kryer punën në mënyrën më të mirë në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit (3-1).
Vinicius Jr ka shënuar dy herë, ndërsa një gol e ka shtuar Marcos Asensio për Real Madridin.
Golin e vetëm dhe të shpresës për Liverpoolin e ka shënuar Mohamed Salah.
Braziliani Vinicius Jr ishte më i mirë në fushë me notën 8.6.
Pas tij me paraqitje të mirë ishin edhe Toni Kroos e Luka Modric.
Lojtari më i mirë te Liverpooli ishte Salah me notën 7.3.
Notat e lojtarëve të Real Madridit dhe Liverpoolit
/Telegrafi/


