Please enter at least 3 characters.

"Njësoj", kënga më e re nga 2po2

2024/06/Screenshot_29-9.png

Ashtu siç premtoi, 2po2, ka publikuar këngën e re të titulluar "Njësoj".

Ky projekt është pjesë e albumit, njëherësh të fundit në karrierën e tij shumëvjeçare.

Albumi është autobiografik, real dhe shumë i sinqertë, në të cilin do të shpalosen shumë gjëra.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vetë artisti me muzikë të realizuar nga Beatz.

Besnik Canolli (emri i vërtetë) vjen me një interpretim të mahnitshëm, në të cilin përcjell shumë emocion.

Këngën e plotë tashmë mund të gjeni në kanalin zyrtar në YouTube.

Besohet që edhe ky projekt do të pëlqehet e pritet mirë nga publiku. /Telegrafi/