Please enter at least 3 characters.

Njëri nga të rinjtë e plagosur në Podujevë është futbollist i Llapit (Foto)

2017/03/pallomi2-e1488821094429.jpg

Futbollisti i skuadrës juniore të Llapit, Ilir Pollomi, është plagosur gjatë ditës së sotme aksidentalisht në shkollën e mesme “Fan Noli” në Podujevë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Llapit, që i ka uruar shërim të shpejtë futbollistit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai është plagosur me një armë zjarri në buzën e poshtme, derisa klubi i Llapit ka kërkuar që të zbardhen fajtorët e këtij rasti.

Gjendja e futbollistit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Përveç Pallomit është plagosur edhe një moshatar i tij, i cili ka marr lëndime në kraharor.