Please enter at least 3 characters.

Një tjetër portier në radhët e Realit

2016/01/nj-euml-tjet-euml-r-portier-n-euml-radh-euml-t-e-realit_hd.jpg

Konfirmimin e këtij transferimi e ka bërë klubi i Tenerifes përmes faqes zyrtare, duke njoftuar se Abad-Hernandez është bashkuar me Real Madrid Castilla dhe do të jetë nën urdhrat e Zinedine Zidane, transmeton Koha.net.

“Tenerife dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje këtë të mërkurë për huazimin dyvjeçar të Carlos Abad-Hernandez në Real Madrid Castilla, ekipin e dytë të Los Blancos që luajnë në Segunda B, dhe që udhëhiqet nga trajneri Zinedine Zidane”, thuhet në deklaratën zyrtare.

20-vjeçari ishte i kërkuar edhe nga disa klube të Ligës Premier, por Reali e ka fituar këtë garë shumë të rëndësishme. Pas përfundimit të huazimit mbretërit kanë të drejtë të kompletojnë transferimin e tij të plotë. /Telegrafi/