Please enter at least 3 characters.

Një pjesë e lagjes Dardania në Prishtinë mbetet pa ujë

2016/06/pa-uje.jpg

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana”, i cili ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin: Rruga “Tirana”, rruga “Vicianum”, rruga “Bashkim Fehmiu” dhe një pjesë e lagjes Dardania.

Ekipet teknike tashmë janë në terren dhe pritet që furnizimi të rikthehet menjëherë pas sanimit të problemit.