Një personi në Prishtinë i vidhen dy vetura
Foto: Ilustrim
05/08/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i janë vjedhur dy vetura.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”, Prishtinë, të martën në ora 16:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të panjohur i janë vjedhur dy vetura”, thuhet në raport.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/


