Një nga pemët më të larta dhe më të vjetra në botë ka qenë duke u djegur për ditë të tëra
Zjarrfikësit në Oregon po garojnë për të shpëtuar pishën Doerner - një nga pemët më të larta dhe më të vjetra në botë - nga një zjarr që ka qenë duke u djegur që nga e shtuna.
Pisha gjigante, më shumë se 99 metra e lartë dhe e vlerësuar të jetë mbi 450 vjeç, ka humbur tashmë rreth 15 metra nga flakët, gjë që mund të rrezikojë pozicionin e tij në renditjen globale të lartësisë, thonë zyrtarët.
Me parashikimet e motit më të nxehtë dhe të thatë përgjatë vargmalit bregdetar të Oregonit, zjarrfikësit po përpiqen ta shuajnë zjarrin, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët kanë diskutuar disa mënyra jokonvencionale për të shuar flakët, duke përfshirë ndërtimin e skelave për të arritur dhe shtypur flakët më lart në pemë. Shkaku i flakës mbetet i panjohur, megjithëse rrufeja është përjashtuar.
Të martën, një dron me rreze infra të kuqe nuk gjeti flakë aktive ose tym në majë të pemës, por zbuloi nxehtësi brenda një zgavre në trung, tha zëdhënësja e Byrosë Federale të Menaxhimit të Tokës, Megan Harper, për BBC.
Harper i tha ABC News se zjarri mund të ndikojë në pozicionin e pemës në renditjen globale të lartësisë.
"Kemi humbur rreth 15 metra të saj, vetëm nga zjarri dhe copat që kanë rënë", tha ajo, duke vënë në dukje se 15 metrat u humbën për shkak të djegies së pjesës së sipërme.
"Kështu që nuk e di se ku do të qëndrojë pas kësaj, por është ende një pemë madhështore", shtoi Harper. /Telegrafi/


