Please enter at least 3 characters.

Një klinikë publikon foto të hundës së operuar të Çiljetës, shikoni ndryshimet (Foto)

2016/04/ciljeta.jpg

Sot janë të paktë yjet që i kanë shpëtuar ndërhyrjes estetike. Mesa duket, as Çiljeta Xhilaga nuk ka mundur t’u rezistojë atyre.

Një klinikë private në Shqipëri ka publikuar një fotografi të saj, ku thotë se këngëtarja i është nënshtruar një rimodelimi të hundës, transmeton Mapo.

Sipas klinikës, fotografia është publikuar me lejen e vet këngëtares, e cila duket se nuk e ka problem ta pranojë këtë ndërhyrje, ndryshe nga shumica e të famshmeve tjera.