Please enter at least 3 characters.

Një histori prekëse për tifozin e përjetshëm të Valencias që ishte sot në Mestalla – kishte humbur shikimin, por nuk e braktisi kurrë skuadrën e zemrës

2020/03/GettyImages-1211620711.jpg
484:"VALENCIA, SPAIN - MARCH 10: A statue representing a former fan is seen in the stands as he is honored by his club after he passed away two years ago and the club have honoured him by putting a statue of him in his seat. His bronze figure sits in seat 164 of row 15 in the Tribuna Central section ahead of the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Valencia CF and Atalanta at Estadio Mestalla on March 10, 2020 in Valencia, Spain. (Photo by UEFA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Valencia dhe Atalanta, luajtën prapa dyerve të mbyllura në Mestalla, ku italianët fituan 4-3, por një tifoz special, ishte i vetëm në tribuna në ndeshjen e sotme në përkrahje të nikoqirëve.  

Bëhet fjalë për tifozin më të madh të klubit, që tashmë nuk jeton, por busti i tij është në Mestalla, aty ku ka qëndruar ulur gjithmonë.

Vicente Navarro Aparicio, i cili ishte anëtari Nr.18 dhe ndoqi çdo ndeshje të skuadrës spanjolle në shtëpi , aty në ulësen 164, rreshti 15-t, në Tribunën Qendrore në Mestalla.

Statuaj e Vicente Navarro Aparicio. (Photo by UEFA Pool/Getty Images)

Përkushtimi i Vicentes për të marrë pjesë në ndeshjet e Valencias ishte më madhi, pasi ai e kishte humbur shikimin kur ishte në moshën 54 vjeçare për shkak të një retine të shkëputur.

Sidoqoftë, dashuria e Vicentes për Valencian ishte e palëkundur dhe ndeshjet i shihte me të birin.

Pas vdekjes së tij, në vitin 2019, klubi i Valencias vendosi të përjetësojë, duke krijuar një statujë bronzi për tifozin e tyre të famshëm, në vendin e tij në Mestalla, ku ai e ndoqi ekipin për kaq shumë vite.

Duke pasur parasysh shpërthimin e coronavirusit, UEFA ka vendosur që ndeshjet në Ligën e Kampionëve, të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Në fitoren e Atalantas prej 4-3 ndaj Valencias, Vicente ishte aty, në vendin e tij tashmë të përjetshëm.

Stadiumi Mestalla në ndeshjen Valencia - Atalanta . (Photo by UEFA Pool/Getty Images)

Kur Valencia e vendosi statujën e tij kishte shkruar: "Megjithëse ai dhe shumë Valencianistas të tjerë nuk janë më me ne, historia e tij është një histori që ilustron pasionin që kanë tifozët për klubin”.

Ai ishte tifozi special i klubit sonte dhe do të vazhdojë të jetë aty, si në  fitore ashtu edhe në humbje. /Telegrafi/