Please enter at least 3 characters.

Një burrë parashikoi me sukses shumën që do të fitonte në lotari

Një burrë nga Karolina e Veriut fitoi një çmim prej 100,000 dollarësh nga një biletë lotarie menjëherë pasi u tha miqve të tij se do të fitonte pikërisht atë shumë.

Donald Bunn tha se i kishte informuar miqtë e tij se do fitonte një çmim të madh në të ardhmen.

"U thashë shokëve të mi se do të fitoja 100,000 dollarë”, deklaroi Bunn.

"Ishte thjesht koha ime”, shtoi ai.

Bunn zbuloi se po mendon t’i përdorë paratë për të blerë një shtëpi. /Telegrafi/