Please enter at least 3 characters.

Nis asfaltimi i rrugës "Muharrem Fejza" në Prishtinë

2021/08/239438023_265742268472664_90034340999531957_n.jpg

Pas zvarritjes së punimeve e ankesave të përditshme të banorëve, më në fund ka nisur asfaltimi i rrugës "Muharrem Fejza" në Prishtinë.

Kjo rrugë kishte nisur punimet që nga 27 prilli i këtij viti, por procesi i punës kishte shkuar tejet ngadalë, duke bërë kështu që banorët edhe të protesojnë.

Në këtë rrugë përveç gypave të Ujësjellësit, e atyre të “Termokosit”, janë vendosur edhe kabllot e KEDS, PTK-së.

Kosto e punimeve të kësaj rruge janë 700 mijë euro.

Sipas kontratës, kjo rrugë është parapa të kryhet për 120 ditë./Telegrafi.