Please enter at least 3 characters.

Nga Calafiori tek Retegui dhe Chiesa: Dhjetë lojtarët italianë më të shtrenjtë të afatit kalimtar veror

2024/09/page-4.jpg

Pas përfundimit të afatit kalimtar veror në top pesë ligat evropiane, tani janë konfirmuar edhe dhjetë lojtarët italianë më të shtrenjtë që u transferuan diku tjetër gjatë kësaj vere.

Riccardo Calafiori u bë lojtari më i shtrenjtë italian pasi siguroi transferimin tek Arsenali për 50 milionë euro pas përfundimit të Euro 2024. Ai së fundmi bëri debutimin e tij në Ligën Premier, por ende nuk e ka fituar pozitën e startuesit.

Lojtari i dytë më i shtrenjtë i Italisë në verën e 2024 është një tjetër qendërmbrojtës, Alessandro Buongiorno, i cili iu bashkua Napolit nga Torino për 35 milionë euro.

Ka një tjetër mbrojtës në top pesë lojtarët më të shtrenjtë italianë këtë verë, por vendin e tretë e mban sulmuesi Mateo Retegui, i cili e zëvendësoi kolegun e tij Gianluca Scamacca pas transferimit prej 22 milionë eurosh nga Genoa.

Lista e plotë prej dhjetë lojtarëve italianë më të shtrenjtë të kësaj vere:Riccardo Calafiori: Bologna → Arsenal €50m

Alessandro Buongiorno: Torino → Napoli €35m

Mateo Retegui: Genoa → Atalanta €28m

Raoul Bellanova: Torino → Atalanta €20m

Moise Kean: Juventus → Fiorentina €18m

Federico Chiesa: Juventus → Liverpool €15m

Caleb Okoli: Atalanta → Leicester City €14m

Marco Brescianini: Frosinone → Atalanta €12m*

Nicolo Cambiaghi: Atalanta → Bologna €10m

*do të thotë huazim me opsion blerje, që mund të bëhet e obligueshme/Telegrafi/