Neville: Arsenali mund ta përmbysë Monacon
Ish-legjenda e Manchester United ka lëshuar një varg lëvdatash në drejtim të skuadrës londineze për stilin e tyre të lojës, të cilin e ka quajtur më atraktivin në Angli.
“Rezultati i Arsenalit kundër West Ham është ajo çfarë ata bëjnë. Unë isha në Emirates dy javë më parë kur ata luajtën kundër Aston Villas dhe i shkatërruan ata”, ka thënë Neville, transmeton Telegrafi.
“Futbolli që ata luajnë është absolutisht brilant, është futbolli më i mirë në vend sa i takon pasimit kundër një ekipi në shtëpi që vuan”.
“Është futbolli më i mirë që do të shihni dhe mund të thoni se paraqitja kundër West Ham ishte paraqitje tipike. Ky është një kompliment i madh për ta, se ata luajnë futbollin e tillë rregullisht”.
“Por të martën mbrëma ata luajnë në udhëtim te Monaco në Ligën e Kampionëve dhe duhet t’i shohim atëherë. Ata janë të aftë ta përmbysin sfidën, por duhet të shkojnë dhe të luajnë siç luajtën të shtunën”, ka shtuar anglezi. /Telegrafi/


