Please enter at least 3 characters.

Nesër shi dhe borë në Kosovë

2021/04/te-reshurat-e-bores-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore, ndërsa të enjten mot kryesisht i vranët.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë celsius.

Po ashtu, gjatë dy ditëve të ardhshme do  të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s. /Telegrafi/