Please enter at least 3 characters.

Nëntë të vdekur si pasojë e zjarrit në një shtëpi të pleqve në Bullgari

2021/11/b377bdfd28d96289374150f9b6867ceba31d5b36-16x9-x0y75w800h450.jpg

Nëntë persona kanë gjetur vdekjen në një zjarr në një shtëpi pleqsh në fshatin bullgar Royak.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri, i cili shpërtheu nga çatia prej druri e shtëpisë vonë të hënën, u shua dhe shtëpia e të moshuarve ku jetonin 58 të moshuar është evakuuar.

Kjo është bërë e ditur nga Tihomir Totev, kreu i departamentit rajonal të sigurisë nga zjarri.

"Kur gjashtë makinat zjarrfikëse mbërritën, çatia u përfshi nga flakë të mëdha dhe tym të zi. Zjarrfikësit filluan evakuimin e banorëve, por për fat të keq nëntë persona humbën jetën", ka thënë Totev.

Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar. /Telegrafi/