Nën ndikim të alkoolit dëmtoi dyer dhe reflektorët e kishës, intervistohet i dyshuari në Prizren
22/08/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte dëmtuar dy dyer dhe reflektorët e kishës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Prizren.
“19.08.2026 – 00:05. Më datë 21.08.2026 në lidhje me rastin është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte dëmtuar dy dyer dhe reflektorët e kishës”, thuhet në raport.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar.
Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


