Please enter at least 3 characters.

Në pritje të zyrtarizimit të Phillips, City e Leeds kanë nënshkruar të gjitha dokumentet

2022/07/Screenshot_1-5.jpg

Kalvin Phillips është futbollist i ri i Manchester Cityt, edhe pse zyrtarizimi ende nuk është bërë.

Mesfushori anglez prej disa javëve ka arritur marrëveshje me Cityn, derisa edhe Leeds United ka pranuar ofertën e tyre.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka kryer transferimin e Phillips për një shumë që në total shkon mbi 60 milionë euro.

Dy skuadrat kanë arritur një marrëveshje edhe për një futbollist të ri të Manchester Cityt, i cili do të transferohet te Leeds.

Fjala është për mesfushorin defensivë Darko Gyabi të cilin Leeds e ka paguar shtatë milionë euro për ta marrë në radhët e veta si zëvendësim të Phillips.

Mediat në Angli kanë raportuar se palët tanimë kanë arritur marrëveshje për dy transferimet dhe zyrtarizimi i këtyre është vetëm çështje orësh. /Telegrafi/