Please enter at least 3 characters.

Në palestrën sportive në Leposaviq vendoset pllakata me simbole të Republikës së Kosovës

Në palestrën sportive në Leposaviq është vendosur pllakata me simbole të Republikës së Kosovës.

Shqipe Latifi, shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi e ka konfirmuar për Telegrafin vendosjen e kësaj pllakate.

"Është vendosur sot pllakata, nuk ka pasur asnjë problem, gjithçka ka shkuar në rregull", ka thënë shkurtimisht Latifi.

Në këtë aksion, Policia e Kosovës ka asistuar zyrtarët komunal për të marrë nën mbikqyrje palestrën sportive.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, është vendosur pllakata me simbole të shtetit tonë. Ne kemi asistuar zyrtarët komunal për të marrë nën mbikqyrje palestrën sportive”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/