Please enter at least 3 characters.

"Në dhomë të rrëfimit bëra një debat të fortë", hidhen dyshime se Benita ka shkelur rregullat e BBVK duke transmetuar mesazhe

Edicioni i fundit i Big Brother VIP Kosova po vazhdon tërheq vëmendjen e publikut, jo vetëm për ngjarjet dhe konfliktet brenda shtëpisë, por edhe për disa situata që po shkaktojnë debat në rrjetet sociale.

Së fundi, fansat kanë vënë re një incident të veçantë që përfshin banoren Benita Zena. Ajo është parë duke mbajtur në dorë një letër ku kishte shkruar: “Në dhomë të rrefimit fola 1 debat të fortë shumë”.

Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, duket se mesazhi u komunikua edhe tek banorët e tjerë, duke shkelur rregullat e formatit, pasi është e ndaluar që të transmetohen komunikimet e dhomës së rrefimit.

Foto: X

Kjo ka shkaktuar reagime dhe dyshime mes fansave mbi integritetin e lojës dhe mënyrën se si po menaxhohen situatat brenda shtëpisë. Pamja e këtij mesazhi është përhapur gjerësisht në X (ish-Twitter) dhe rrjete të tjera sociale, duke rritur diskutimet për transparencën dhe besueshmërinë e programit.

Banorët dhe produksioni nuk kanë komentuar ende mbi këtë rast, ndërsa publiku vazhdon të ndjekë me interes çdo zhvillim brenda shtëpisë më të famshme në vend. /Telegrafi/