"Në Amerikë po shkojmë", Edona Llalloshi i kushton këngë Kosovës në ditën e ndeshjes historike
Këngëtarja dhe deputetja e njohur shqiptare Edona Llalloshi ka publikuar një këngë të re në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Kosovës dhe Turqisë, duke i dhënë një atmosferë edhe më emocionale përballjes së sontme.
Artistja ka ardhur me një projekt të ri muzikor me vargje dedikuar dardanëve, të titulluar "Zemra e Dardanisë".
Kënga synon të motivojë tifozët dhe lojtarët para sfidës së rëndësishme, duke përcjellë mesazhe krenarie dhe mbështetjeje për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Ndeshja e madhe zhvillohet sonte (e martë) me fillim nga ora 20:45, ndërsa e gjithë Shqiptaria po pret me emocione rezultatin, duke shpresuar në një fitore të Kosovës, e cila do ta çonte drejt Kampionatit Botëror.
Publikimi i këngës nga Edona Llalloshi është pritur pozitivisht nga fansat, të cilët e kanë parë si një tjetër mënyrë për të ngritur moralin dhe për të bashkuar tifozët në mbështetje të ekipit kombëtar në këtë përballje historike. /Telegrafi/


